“Prova të pakontestueshme”, Berlini konfirmon se Alexei Navalny është helmuar me Novichok
Qeveria gjermane tha të mërkurën se pas testeve të kryera mbi Alexei Navalny, kritiku i regjimit rus, është zbuluar agjenti kimik Novichok në trupin e tij.
Testet toksikologjike kanë zbuluar “prova të pakontestueshme të prezencës së agjentit kimik Novichok”, thuhej në deklaratën e qeverisë gjermane.
Navalny ra në koma më 20 gusht gjatë një fluturimi nga Siberia në Moskë. Ai mori trajtimin e parë në Siberi pas një ulje emergjentë të avionit me të cilin po udhëtonte.
Doktorët në qytetin Omsk në Siberi, aty ku kritiku mori trajtimin e parë, kanë refuzuar akuzat e stafit të tij se Navalny ishte helmuar, duke sugjeruar se kishte pësuar një çekuilibër glikemik.
Doktorët gjermanë, të cilëve në fillim iu refuzua kërkesa për të trajtuar Navalnyn, janë lejuar më pas që ta trajtojnë atë në spitalin e Berlinit “Charite Hospital”.
“Është një ngjarje tronditëse që Alexei Navalny është viktima e një sulmi me agjentin kimik nervor Novichok”, thuhej më tej në deklaratën e qeverisë gjermane.
“Qeveria federale e dënon këtë sulm në mënyrën më të ashpër të mundshme. Qeveria ruse pritet që të japë shpjegime mbi këtë ngjarje”.
Gjermania është shprehur se do të informojë Bashkimin Europian dhe partnerët e NATO mbi rezultatet dhe se do të bashkëpunojnë për “një përgjigje të përbashkët”.
Vendet perëndimore kanë akuzuar Rusinë për përdorimin e Novichok për të helmuar ish-agjentin e spiunazhit Sergei Skripal dhe vajzën e tij, ngjarje e ndodhur në qytetin Salisbur në Mbretërinë e Bashkuar në mars të vitit 2018. Të dy i mbijetuan sulmit, por një person i tretë humbi jetën pas ekspozimit ndaj helmit të rrezikshëm.
Agjenti kimik u krijua gjatë Luftës së Ftohtë në Bashkimit Sovjetik dhe përdorimi i tij është i ndaluar sipas Konventës së Armëve Kimike të vitit 1997.
Lexoni gjithashtu:
Navalny, nisin hetimet. Kremlini kërkon zbardhjen e rrethanave të incidentit
Helmimi i opozitarit rus, Moska refuzon hetimin, kundërshton versionin e mjekëve gjermanë
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje