“Charlie Hebdo” ripublikon karikaturat e profetit Muhamed që zemëruan myslimanët
Revista satirike franceze “Charalie Hebdo” ripublikoi serinë e karikaturave që portretizojnë profetin Muhamed, të cilat nxitën zemërimin e botës myslimane kur u publikuan për herë të parë.
Edicioni special publikohet në një kohë kur 14 personat e dyshuar si bashkëpunëtorë të grupit që sulmoi redaksinë e revistës dolën në gjyq këtë të mërkurë e teksa vendi kujton episodin e errët të 5 viteve më parë, që në 3 ditë mori 17 jetë njerëzish.
“Sinqerisht mendoj se është një sulm ndaj dinjitetit të myslimanëve. Ajo krijon dhe nxit shumë tension mes myslimanëve dhe vendeve të tjera. Nuk jam dakord sepse jo çdo mysliman është terrorist. Ndërsa karikaturat e “Charlie Hebdo” i bëjnë të gjithë të tillë”, tha Erraiss Loubna, banore e Parisit.
“Unë jam pro sepse mbështes lirinë e shtypit me çdo kusht”, tha Jean Claude Cachin, pensionist:
Një kioskë gazetash në qendër të Parisit shiti tre herë më shumë edicionin e “Charlie Hebdo” krahasuar me më parë.
Disa nga ilustrimet, njëra prej të cilave e portretizon profetin Muhamed teksa mban një çallmë në formë bombe, u publikuan për herë të parë në 2005-n nga një gazetë daneze dhe më pas u rishtypën nga “Charlie Hebdo”.
“Veprimi i “Charlie Hebdo” ditën kur nis gjyqi ndaj të dyshuarve është një akt kurajoz dhe njëkohësisht një sinjal shumë i fortë për të mos u trembur nga aktet e intimidimit dhe vetëcensurës”, u shpreh Christophe Deloire, drejtor i përgjithshëm i Reporterët pa Kufij:
Ndërkohë, në prag të gjyqit, presidenti Emmanuel Macron deklaroi se Franca do ta kujtojë gjithmonë ngjarjen. E drejta për të blasfemuar ka kaluar dorë më dorë me lirinë e besimit në Francë, tha ai.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit