Shpërndanin drogë në qytetet e Italisë, arrestohen 3 shqiptarë, mes tyre një grua
Tre shqiptarë të cilët merreshin me shpërndarjen e lëndës narkotike janë arrestuar në Itali.
Mediat italiane, bëjnë me dije se mes të arrestuarve është dhe një grua që dyshohet se ishte dhe “koka” e grupit.
Sipas mediave italiane ka qenë gruaja e cila u pikas e para, pasi po mbahej dhe në vëzhgim nga autoritetet.
37-vjeçarja po vëzhgohej nga policia pas raportimeve për një “ardhje e ikje të dyshimtë” nga shtëpia e saj në përputhje me një aktivitet të trafikut të drogës, raportojnë mediat e huaja.
Si u arrestuan shqiptarët
Kështu, kur ajo doli nga shtëpia një mbrëmje dhe u largua me makinën e saj. Pas disa qindra metrash, gruaja u ngjit pranë një makine tjetër, në të cilën ndodheshin një burrë dhe një grua; i pari ka zbritur, ka ngarkuar çantën që i dha 37-vjeçarja dhe kjo e fundit është larguar.
Menjëherë kanë ndërhyrë policët dhe kanë ndaluar gruan. Në çantën e saj gjetën katër doza kokaine gjithsej 4.5 kilogramë. Më pas nga kontrolli në banesë, iu gjetën tre kilogramë të tjera kokainë dhe rreth 1500 euro cash.
Ndërkohë, agjentë të tjerë i kanë ndjekur korrierët, duke i ndaluar në dalje të autostradës Valsamoggia. Të dy rezultuan të ishin vetë shqiptarë, 27 vjeç ai dhe ajo 22, burrë e grua me banim jashtë rajonit.
Po ashtu efektivët kryen kontrolle në makinën e shqiptarëve ku gjetën një dozë me një kilogram kokainë dhe një qese plastike me tre tufa parash, në total 30 mijë euro cash.
Më në fund, në shtëpinë e çiftit u gjetën edhe tre doza të tjerë kokaine (tre kilogramë), 1500 euro cash dhe mjete për paketimin e drogës.
Tre shqiptarët u arrestuan të gjithë dhe u dërguan në polici, ku para autoriteteve deklaruan se ishin thjesht “ndërmjetës” për dërgimin e drogës.
Ata janë aktualisht janë lënë paraburgim.
LEXONI GJITHASHTU:
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia