ERE vendos: 42 lekë për kilovat mbi fashën 800 KW për muajt nëntor-dhjetor
Enti Rregullator i Energjisë deklaroi se për muajt nëntor-dhjetor të këtij viti, do të aplikohet çmimi 42 lekë për kilovat mbi fashën 800 KW.
Përmes një njoftimi, ERE bëri të ditur se çmimi i furnizimit me energji elektrike për konsumatoret që konsumojnë mbi fashën e konsumit 800 kW, do të mbetet objekt rishikimi periodik.
Ditën e djeshme, Bordi i ERE rrëzoi kërkesën e deputetes demokrate, Jorida Tabaku për heqjen e fashës 800 kW, për mungesë argumentesh.
Më 30 shtator, kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk do të hynte në fuqi në tetor, fasha prej 800kw për konsumatorët familjarë dhe disa ditë më vonë, ERE mori vendimin.
Rama tha se kërkesa për energji nga Koorporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH), është më e ulët sot sesa në 1 shtator, kur u lançua fasha mbi 800kw.
Në lidhje me aplikimin e kësaj fashe në muajin nëntor, Rama nënvzoi se do të shiheshin parametrat, ose do të kishte sërish diskutim për shtyrje të aplikimit të saj.
LEXONI GJITHASHTU
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta