Balliu: Referendumet, mundësi për t’u dhënë pushtetin qytetarëve
Shefi organizativ në Partinë Demokratike, Klevis Balliu tha në një intervistë për Euronews Albania se pret që marrëveshja e nënshkruar mes PD dhe PL të zbatohet.
Sipas tij ajo marrëveshje e forcon koalicionin opozitar sepse tashmë qëndrimet dhe qëllimi i dy partive opozitare është i qartë.
Për Balliun referendumet janë pika më e rëndësishme e marrëveshjes duke qenë se qytetarët janë larguar nga vendimmarrja politike.
“Është një problem shumë i madh i shoqërisë. Duke mos marrë pjesë ju mungon informacioni, duke u bërë pjesë atyre do ju rritet informacioni. Nuk ka më t’ju shkosh qytetarëve një herë në katër vjet ‘ma jep votën, s’ta jap votën’. Tani ata do të jenë pjesë e asaj vendimmarrje,” – u shpreh Balliu.
Në dokumentin që u firmos mesditën e së enjtes nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta sqarohet se kjo marrëveshje mes partive u bë për 5 arsye kryesore të cilat janë: për shkak të korrupsionit shkatërrimtar; të asgjësimit të pluralizimit politik në nivel vendor; të shpopullimit masiv dhe tragjik; të krizës ekonomike që po çon në kolaps vendin; të qeverisjes së kapur peng nga trafiqet, paraja e pisët dhe korrupsioni.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta