Marrëveshja PD-PL e paqartë, thotë gazetari
Gazetari Everest Dedaj tha në një intervistë për Euronews Albania se koalicioni mes Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë është i paqartë.
Ai komentoi një nga pikat e marrëveshjes së firmosur që ka të bëjë me referendumet duke thënë se kjo është një çështje që mbetet dhe në vullnetin e mazhorancës jo vetën të PD dhe PL.
“Hapësira për referendume ka dhe sot, por mënyra se si janë shkruar në Kushtetutë dhe në ligjet e vendit tonë, janë thuajse të pamundur që të iniciohen apo zhvillohen,” – u shpreh Dedaj.
Sipas gazetarit nuk dihet se si do të zbatohen pikat e marrëveshjes.
Ndërkohë, sipas Balliut, i cili foli për të njëjtën çështje në studion e Euronews Albania referendumet janë mundësia për t’i dhënë pushtet qytetarëve në vendimmarrje dhe ai pret që kjo pikë e firmosur nga Berisha dhe Meta të zbatohet.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta