Ali Ahmeti sërish para prokurorëve, dita e dytë e dëshmisë në Gjykatën Speciale

3 Shtator 2020 | 08:33

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, u paraqit sërish të enjten përpara prokurorëve të Gjykatës Speciale për krimet e luftës në Kosovë. Një ditë më parë ai u mor në pyetje për rreth tetë orë, ndërsa dëshmia pritet të vazhdojë gjatë edhe sot.

Rreth orës 9:50 minuta të së enjtes, Ahmeti u paraqit në mjediset e misionit EULEX në Kosovë, ku kryhen edhe marrjet e dëshmive nga Gjykata Speciale për personat që nuk mund të udhëtojnë drejt Hagës në Holandë.

Korrespondentja Erjonë Popova u shpreh se Ahmeti është ftuar të dëshmojë në cilësinë e dëshmitarit për periudhën e luftës në Kosovë, ku ai ka qenë pjesë e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Dëshmia e Ahmetit do të lidhet me aktivitetin e tij në UÇK, por edhe me aktivitetin e të tjerëve, pasi siç shpjegojnë dhe të juristët, me gjasë dikush nga dëshmitarët, apo të akuzuarit e tjerë, ka përmendur aktivitetin e zotit Ahmeti gjatë UÇK-së duke thënë se mund të ketë informacione për një apo tjetër çështje,” – u shpreh gazetarja e Euronews Albania.

Ahmeti është ftuar për të dëshmuar që në muajin qershor, por sikurse ka mësuar Euronews Albania, për shkak të zgjedhjeve të 15 korrikut në Maqedoninë e Veriut, ai ka dakordësuar që dëshmia të kryhej në datat 2 dhe 3 shtator.

Dëshmia e tij mendohet të ketë lidhje me akuzat e bëra publike në muajin prill ndaj Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli.

Prej momentit kur bëhen publike akuzat, sipas procedurave, ato duhet të zyrtarizohen brenda gjashtë muajve. Mirëpo, sikurse u shpreh gazetarja Popova, Gjykata Speciale nuk ka dhënë ende informacione për çështjet e ngritura në ngarkim të tyre.

 

Lexoni gjithashtu:

Tetë orë para prokurorëve për luftën e UÇK-së, përfundon intervistimi për Ali Ahmetin

Ali Ahmeti dëshmon në Gjykatën Speciale

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026