Barcelona-Messi pa marrëveshje, babai i argjentinasit: Vështirë të qëndrojë

3 Shtator 2020 | 08:59

Barcelona dhe Lionel Messi duken çdo ditë e më larg. Mediat spanjolle raportojnë se takimi mes babait të futbollistit dhe presidentit të Barcelonës Josep Maria Bartomeu është mbyllur pa marrëveshje dhe tashmë mes palëve ka nisur një “lojë shahu”.

Nga njëra anë kemi vendimin e Messit për t’u larguar, pavarësisht se ka edhe një vit të mbetur në kontratë, ndërkohë që në krahun tjetër kemi dëshirën e Barcelonës për të mbajtur futbollistin në skuadër madje në tavolinë është hedhur edhe opsioni për ripërtëritjen e kontratës edhe me dy sezone të tjera.

Tabloja është kjo dhe me sa duket asnjëra palë nuk ka në plan të lëshojë pe.

Në përfundim të takimit Jorge Messi, babai i sulmuesit, u shpreh se duket e vështirë që lojtari të qëndrojë tek Barcelona. Megjithatë në takimin e zhvilluar ditën e djeshme presidenti i Barcelonës Bartomeu u paraqit pa një avokat gjë që nënkupton se klubi i Barcelonës është në terren më të qëndrueshëm se sa Messi.

Për argjentinasin vijon të jetë në fuqi klauzola e largimit prej 700 milionë eurosh dhe pavarësisht dëshirës së tij largimi nga spanjollët nuk duket edhe aq i lehtë.

“Pas dere” po pret Manchester City por “The Cityzens” janë të gatshëm ta marrin lojtarin vetëm në rast se ai largohet nga klubi me parametra zero, pasi në të kundër një operacion i tillë financiar është i vështirë për ta.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026