Flamurtari nuk e llogarit Orikun, Ferko: S’duhet ta lëshojmë kreun deri në fund

29 Tetor 2022 | 15:58

Fitorja me rezultatin e thellë ndaj Dinamos ka kthyer entuziamin tek Flamurtari, i cili tashmë kryeson kampionatin.

Vlonjatët i kanë objektivat e qarta për këtë sezon, ngritjen lart të trofeut ndërkohë që pengesa e radhës është Oriku.

Derbi bregdetar është vlerësuar maksimalisht nga kuqezinjtë, ndërkohë drejtori sportiv Alfred Ferko kërkon triumfin e radhës.

“Është një ndeshje e radhës, një ndeshje që duhet fituar. Nuk do e lëshojmë kreun deri në fund”, theksoi ai.

Të dyja skuadrat e njohin mirë njëra-tjetrën, teksa për vlonjatët ka diferenca mes tyre.

Në anën tjetër dhe skuadra e Orikut ka vijuar përgatitjet për këtë përballje. Ndeshja zhvillohet ditën e diel në stadiumin ‘Flamurtari’në orën 12:30, teksa klubi njofton se hyrja në tribunat A, B dhe C do të jetë falas për sportdashësit.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Fitore e rëndësishme”, flet “heroi” i Egnatias, Gruda: Golin ia dedikoj familjes

Ildi Gruda i dha fitoren Egnatias ndaj Breidablikut, në ndeshjen e kualifikimit për Champions League, ndërsa pas ndeshjes foli në një intervistë ekskluzive për Euronews...
13:48 | 14/07/2025

Xhaferi optimist për kualifikimin e Vllaznisë në Letoni, shmang komentet për Grudën

Edhe pse Vllaznia humbi 0-1 ndaj Daugavpils në ndeshjen e parë në Elbasan Arena, në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Ligën e Konferencës, presidenti Alban...
12:32 | 14/07/2025

“Mbrojtësi më i mirë në Shqipëri”, Deliallisi: Vllaznia, goditje të madhe me Jazxhi

Gjithmonë e më shumë po afron koha e ekipeve shqiptare që do të performojnë në Europë, ndërsa kjo ishte një prej temave të emisionit në...
18:52 | 30/06/2025