Për 10 vite përdorues heroine, Marseli rrëfen për “Real People” momentet e vështira
Prej 10 vitesh, Marseli ishte i varur nga heroina dhe gjatë kësaj kohe ka përjetuar momente të vështira.
Disa prej tyre, Marseli i ka treguar për emisionin “Real People” në Euronews Albania.
Ai u shpreh se ka pasur dhimbje të forta dhe prej 5 muajsh, konsumon metadinë në mënyrë që të lërë heroinën.
“Të dhembin gishtat, shumë, gjunjtë, puplat. Kur je shtrirë, bie trupi në qetësi. Fillojnë dhimbjet dhe sikletet nëse nuk e pi, të llahtarshme. Unë një herë i kam provuar ato dhimbje atë natë, që i shkova atij shokut dhe më dha ilaçin që u qetësova. Mua ma japin për 3 ditë, me këtë po e le heroinën. Pi 40 nga kjo, që të mos e pi këtë, e mora vendimin para 5 muajsh.
Mendova të gjithë historinë time, të jetës sime, të familjes sime. Më ka lënë prej kohësh gruaja, pa u bërë goca 1 vjeçe. Mori plaçkat dhe iku te babai i saj. Mbase vjen një ditë që mund të bashkohemi prapë. Nuk e lija dot se nuk duroja dot dhimbjet e mia, të trupit tim, nuk i duroja dot”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta