U shtypën nga turma, 59 të vdekur në festën e Halloween në Korenë e Jugut

29 Tetor 2022 | 19:42

Pesëdhjetë e nëntë persona kanë vdekur pasi u shtypën nga një turmë e madhe që kishte dalë për festën e Halloween, në një zonë popullore të natës të kryeqytetit të Koresë së Jugut, Seul.

Agjencia e lajmeve Yonhap citoi shërbimet e urgjencës duke thënë se 150 të tjerë ishin plagosur në lagjen “Itaewon”, shkruan BBC.

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol ka thirrur një takim urgjent pas kësaj ngjarjeje të rëndë.

Raportohet se kishte 100,000 persona ishin mbledhur në atë zonë për të festuar për herë të parë Halloween-it pa maska, që nga pandemia.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar për të sqaruar çfarë e shkaktoi incidentin.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat

Një person u vra dhe një tjetër u plagos rëndë pasi një tren mallrash u përplas me një kamion në lindje të Iowës të mërkurën në...
14:39 | 04/06/2026

11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik

Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
14:27 | 04/06/2026

Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima

Ushtria amerikane sulmoi një anije të akuzuar për kontrabandë droge në Oqeanin Paqësor lindor të mërkurën, duke vrarë dy burra, ndërsa administrata Trump zhvillon një fushatë kundër trafikantëve të...
14:12 | 04/06/2026