100 viktima në Somali, dy autobomba shpërthejnë në zemër të kryeqytetit
Dy autobomba shpërthyen në një kryqëzim të populluar në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu, duke vrarë të paktën 100 persona.
Autoritetet vendase deklaruan se mes viktimave të masakrës ka edhe nëna që mbanin në duar fëmijët e tyre.
Presidenti Hassan Sheikh Mohamud kërkoi ndihmë ndërkombëtare për 300 të plagosurit, ndërsa fajësoi grupin terrorist Al Shabab për sulmin.
“Pash shpërthimin e parë dhe u largova. U trondita shumë pasi pak më vonë një tjetër shpërthim ndodhi në të njëjtën zonë. Ka të vdekur dhe të plagosur, por nuk e di me saktësi numrin e viktimave,” – tha Adam Hassan, një dëshmitar.
“Isha në vendin e ngjarjes kur ndodhi shpërthimi i parë. Pash shumë të vdekur, por për fat të mirë unë shpëtova. Uroj që Zoti të mëshirojë viktimat dhe të ndihmojë të lënduarit,” – tregoi Ahmed Abukar, një tjetër dëshmitar.
Al Shabab, një fraksion i Al Kaedës, është angazhuar prej kohësh në një konflikt me qeverinë somaleze. Shpërthimet e së shtunës ndodhën brenda pak minutash njëri nga tjetri, duke shkatërruar ndërtesa dhe automjete që ndodheshin pranë.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West