Bie sasia e parave në treg, treguesi më i ulët 2.3 mld lekë nga gushti në shtator
Treguesi i parasë në dorë të kompanive dhe qytetarëve ra me 2.3 miliardë lek në muajin shtator në krahasim me muajin gusht.
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në muajin shtator, agregati monetar M1, që tregon paranë jashtë bankave, plus llogaritë rrjedhëse dhe depozitat pa afat në lekë të bizneseve dhe qytetarëve ishte 709.3 miliardë lek, nga 711.6 miliardë lek të muajit gusht.
Kjo është hera e parë që ky tregues është në rënie prej muajit prill të këtij viti. Në janar, paraja e bizneseve dhe qytetarëve ishte 699,3 miliardë lek. Në shkurt dhe mars pësoi rënie duke arritur në nivelin 693 miliardë lek.
Treguesi M1 ka rëndësi sepse nëse vlera e tij rritet më shpejt se aftësia e ekonomisë për të prodhuar të mira dhe shërbime, pasohet me rritje çmimesh. Nëse nuk rritet mjaftueshëm, apo regjistron rënie është sinjal i rënies së prodhimit ekonomik, që çon në rritje të papunësisë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Spahiu: Rama e Berisha po bëjnë lojë që shkon përtej kufijve të durimit
- 100 viktima në Somali, dy autobomba shpërthejnë në zemër të kryeqytetit
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, një viktimë dhe një i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut