U qëllua me breshëri kallashnikovi, si u ekzekutua 39-vjeçari tek Kodra e Diellit

31 Tetor 2022 | 09:45

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e Briken Sanajt në zonën e “Kodrës së Diellit”, në Tiranë.

Gazetari Eni Ferhati raporton se janë sekuestruar kamerat e sigurisë ku ndodhi ngjarja e rëndë.

Në to shfaqet një automjet tip “Benz”, i cili rreth orës 23:00 të së dielës është afruar pranë disa personave që po qëndronin sëbashku brenda rezidencës, ku mes tyre ishte edhe Briken Sanaj.

Një person, i cili ndodhej në sediljen e pastë të mjetit tip “Benz”, qëlloi me kallashnikov në drejtim të Sanajt.

Ky i fundit humbi jetën nga plagët e marra, teksa po transportohej për në spitalin e Traumës nga miqtë e tij.

Makina e autorëve u gjet disa minuta pas ngjarjes në Qafë Kashar, së bashku me armën e krimit.

Automjeti që u përdor në krim, kishte targa të vjedhura.

39-vjeçari nuk rezulton me precedent penal. Ai njihej edhe me emrin Skerdi Sanaj.

Kohët e fundit, ai ka jetuar në Itali. Nuk dihet ende nëse jetonte me qira apo kishte banesën e tij në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026