Ndeshja me Bjellorusinë, Fagu: Skuadrat nuk janë larg njëra-tjetrës. Kemi pritshmëri të larta
Skuadra kuqezi u ka dhënë fund përgatitjeve në Minsk, ku të premten do të luajë dhe takimin e parë të Ligës së Kombeve me Bjellorusinë.
Trajneri dhe analisti Erbim Fagu dhe gazetari i Euronews Albania, Ergi Picaku dhanë mendimin e tyre rreth përgatitjes së skuadrës së Shqipërisë.
I pyetur për gjendjen e kuqezinjve, trajneri Fagu u tregua optimist teksa theksoi se skuadrat nuk janë larg njëra-tjetrës për nga niveli.
“Duhet të jemi optimist, sepse kemi lojtarë shumë premtues, kemi lojtarë me eksperiencë, kemi lojtarë të afirmuar dhe diçka të tillë nuk mbaj mend kur mund ta kemi pasur në Kombëtare, por siç thashë duhet të shikojmë ndeshjen me Bjellorusinë, pasi edhe kjo skuadër nuk është e dorës së dytë”, tha ai.
Duke ju referuar paraqitjes së Kosovës, Fagu u shpreh se sipas tij ajo që e favorizoi një ditë më parë kombëtaren e Kosovës ishte dhe paraqitja në ndeshjen e kaluar, ku dolën barazim dhe qëndroi në nivel të njëjtë me skuadrën kundërshtare.
Sipas tij, periudha e gjatë e pushimit që u bë për shkak të pandemisë, ka prishur ekuilibrat e skuadrës, por sidoqoftë pritshmëritë për kombëtaren e Kosovës janë të larta sepse kanë pasur paraqitje dinjitoze dhe ndeshje të mira.
Njësoj mendon dhe gazetari Picaku, i cili theksoi se shkëputja e gjatë bëri të mundur që lojtarët të mos kishin qetësinë e duhur e si rrjedhoje nuk ishte maksimumi që mund të jepnin dardanët.
Ai theksoi se mungesa e sulmuesit kryesor Vedat Muriqi, i cili është pikë referimi në marrjen e sulmit, ka ndikuar gjithashtu.
“Asllani nuk e meriton formacionin”, trajneri Zela: S’ka ritëm, nuk përplaset kurrë
Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta