Ministria e Brendshme e Kosovës: Pas 21 nëntorit gjobë 150 euro për targat serbe
Nga data 1 nëntor, të gjithë pronarëve të makinave me targa serbe në Kosovë do t’u shqiptohet masë qortimi me kërkesë për t’u drejtuar në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve.
Kështu ka thënë për Radion Evropa e Lirë, Nora Fetoshi, zëdhënëse në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës.
Sipas saj, nga 21 nëntori deri më 21 janar pronarët që kanë ende makina me targa serbe në Kosovë, do të gjobiten me 150 euro.
REL-i është interesuar për masat që do të marrin autoritetet e Kosovës për këto makina, pas vendimit të 28 tetorit të Qeverisë së Kosovës për zbatimin e vendimit për targat në tri faza.
Fillimisht qeveria e ka pasur 31 tetorin si afat të fundit për riregjistrim e makinave me targa serbe në RKS- Republika e Kosovës.
Sipas planit të ri, nga 1 nëntori deri më 21 nëntor do të ketë masë qortuese për pronarët e makinave me targa serbe dhe nga 21 nëntori deri më 21 janar do të ketë gjoba.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet