Beteja me Becchettin, Shqipëria kërkon përjashtimin e një gjyqtari zviceran
Shqipëria ka kërkuar përjashtimin e një gjyqtari zviceran nga dëgjimi në Arbitrazhin e Bankës Botërore në Uashington të kërkesës për rishikim të gjobës 110 milionë euro të vendosur në çështjen ‘Beccheti’.
Pala shqiptare ka kërkuar përjashtimin e gjyqtarit Çarls Ponset, që u përzgjodh pasi dy emra të tjerë të Qendrës Ndërkombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve të Investimeve nuk u përzgjodhën me arsyetimin se nuk mund të gjykonin kërkesën.
Ponset është themelues i zyrës ligjore zvicerane ‘CMS von Erlah Ponset’. Në proceset e gjykimeve të arbitrazhit merr pjesë si ekspert, ose gjyqtar zëvendësues.
Shqipëria ka dorëzuar kërkesën për anulim të gjobës 110 milionë euro duke paraqitur para arbitrazhit ndërkombëtar të Uashingtonit një dosje me prova të reja.
Mes provave të përfshira në dosje është edhe fakti që Francesco Beketi është dënuar me 17 vite burg nga drejtësia shqiptare për akuzën e krijimit të një skeme mashtrimi me TVSh-në dhe pastrim parash.
Paralelisht me apelimin e gjobës, qeveria shqiptare ka parashikuar në buxhet fondin prej 110 mln eurosh në rast të një vendimi përfundimtar, që e lë atë në fuqi nga ana e arbitrazhit ndërkombëtar.
LEXONI GJITHASHTU
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta