Shkatërrohen monumentet e kulturës, KLSH padit ministrinë dhe tre institucione

31 Tetor 2022 | 15:50

Ministria e Kulturës dhe tre institucione të tjera të trashëgimisë kulturore kanë lejuar nën maskimin e punimeve restauruese shkatërrimin e pariparueshëm të dy objekteve të mbrojtura në qytetin e Shkodrës.

Kjo është gjetja e auditimit të kryer nga Kontrolli i Lartë i Shtetit te Ministria e Kulturës, Drejtoria e Kulturës Shkodër, Instituti i Trashëgimisë Kulturore dhe Instituti i Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore.

Shkelja e parë është gjetur te një objekt në rrugën e Gjuhadolit, zonë me ndërtesa karakteristike dykatëshe të mbrojtura. Por, puna për restaurimin e njërës prej tyre ka përfunduar me një kat shtesë, duke dalë mbi lartësinë e godinave të tjera.

Shkelja e dytë është gjetur me restaurimin e objektit të njohur si ‘Kafja e Madhe’, ku leja është dhënë për punime restaurimi, që nuk prekin strukturën dhe çatinë e godinës. Por, nga një verifikim në terren, godina historike pothuajse është shkatërruar tërësisht.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026