Dekonspiroi operacionin për ekstradimin e Licit, pezullohet sekretarja e prokurorisë

31 Tetor 2022 | 16:16

Sekretarja e Prokurorisë së Shkodrës me inciale K.G, është pezulluar nga detyra pasi dekonspiroi operacionin për ekstradimin e Ibrahim Licit.

Sekretarja e Prokurorisë së Shkodrës është nën hetim për ‘zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete’.

“Si rezultat i hetimeve të deritanishme, janë grumbulluar të dhëna që tregojnë se shkresa e publikuar në media është fotografuar fillimisht nga shtetasja K.G., me detyrë sekretare në Seksionin e Ekzekutimeve dhe Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, e më pas kaluar nga aparati i saj celular, shpërndarë dhe publikuar në media. Ndaj shtetases K.G., është marrë menjëherë masa e ndërprerjes së marrëdhënieve të punës në prokurori, ndërkohë që po procedohet edhe penalisht për kryerjen e veprës penale “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, parashikuar nga neni 295/a i Kodit Penal”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, vijojnë hetimet për zbulimin dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Interpol Tirana i ka kërkuar Prokurorisë së Shkodrës dosjen e Ibrahim Licit me qëllim përgatitjen e kërkesës për ekstradimin e tij nga Turqia, ku ndodhet aktualisht.

Në një deklaratë për mediat nga Turqia Lici, pak ditë më parë hodhi poshtë lajmin se ai është arrestuar ditët e fundit.

Lici ka hedhur poshtë edhe dyshimet e ngritura ndaj tij për vrasjen e Endri Mustafës duke deklaruar se kamerat e sigurisë dhe qelizat telefonike vërtetojnë sipas tij se ka qenë në Tiranë në momentin e vrasjes.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026