Napoli ‘blindon’ kreun, 8 fitore radhazi në kampionat

31 Tetor 2022 | 16:41

Napoli vijon formën e jashtëzakonshme në kampionat ku ende nuk ka pësuar asnjë humbje në 12 javë të luajtura.

Në ndeshjen e fundit mposhtën Sasuolon me rezultatin e thellë 4-0, duke mos hasur asnjë pengesë. Skuadra e Spaletit ka 10 fitore dhe 2 barazime me 30 gola të shënuar dhe vetëm 9 të pësuar.

Atalanta po ashtu mori një fitore ndaj Empolit si udhëtuese me rezultatin 0-2, ndërkaq dështimi i fundjavës ishte Milanit.

Kuqezinjtë nuk mundën të marrin pikë në Torino, ku u gjetën në disavantazh me dy gola që në pjesën e parë. Rivalët e Interit regjistruan fitoren e 4-të radhazi dhe renditen në vendin e pestë.

Juventusi aktualisht ka mbrojtjen më të mirë në Serinë A me 7 gola të marrë, teksa triumfoi minimalisht ndaj Leçes. Lacio-Salernitana ishte një nga ndeshjet më interesante, ku lacialët u mposhtën me kthim rezultati nga miqtë.

Pjesa e parë u mbyll 1-0, ndërkohë komplet takimi u ndal në shifrat 1-3. Javën e ardhshme spikasin disa përballje interesante si derbi Roma-Lacio, Juventus-Inter apo Atalanta-Napoli.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026