A do ketë bashkëpunim nëse Alibeaj nuk tërheq ankimimin në Apel? Përgjigjet Ahmetaj

31 Tetor 2022 | 19:37

Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Bislim Ahmetaj është shprehur se grupi mbështetës i Enkelejd Alibeajt është një minorancë në PD.

Në një intervistë për Euronews Albania, Ahmetaj theksoi se mes grupit të Berishës dhe atij të Alibeajt ka pasur diskutime pozitive që në zgjedhjet lokalet të 2023 të dilet më një kandidat të vetëm.

“Pjesa zyrtare, ato që janë sot në seli është pjesa më e madhe apsolute e demokratëe, ka dhe një grup tjetër që kryesisht janë deputetë. Nuk mund të them se kanë mbështetje të ulët por është  minoritet. Ka një kontraditë në mbështetje. Unë e vlerësoj votën sepse është instrumenti i vetëm me të cilin funksionojnë demokracitë.

Ka një vit që PD ka qenë  në një proces votimi të thellë. Jemi në një proces bisedimesh me  grupin Alibeajt dhe në dijeninë time bisedimet kanë qenë pozitive. Ka pasur vullnet pozitiv që  në zgjedhje të shkohet me një kandidat të përbashkët.

I pyetur se a do të pranohet bashkëpunimi nëse Alibeaj nuk heq ankimimin nga Gjykata e Apelit, Ahmetaj theksoi:

Apelimi ka qenë i paligjshëm. Me këtë sistem drejtësie që kemi ne është pranuar si akt, por jo se ka pasur një element të drejtësisë. Pranimi në Gjykatën e Apelit është bërë politikisht”- tha Bislim Ahmetaj.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023