Ofendoi marokenët, politikani holandez dënohet nga gjykata
Një gjykatë apeli në Holandë la në fuqi vendimin e shkallës së parë ndaj politikanit të së djathtës ekstreme, Geert Wilders, e cila e shpalli fajtor pasi ofendoi marokenët gjatë një takimi zgjedhor në vitin 2014.
Megjithatë, gjykata e ktheu vendimin e masës ndëshkimore për nxitje diskriminimi. Wilders mund ta apelojë vendimin te Gjykata e Lartë.
“Komentet e Wilders-it mund të kontribuojnë në polarizimin e shoqërisë holandeze, ndërkohë që për shoqërinë pluraliste e demokratike, respekti për të tjerët, sidomos për pakicat, ka rëndësi shumë të madhe”, tha gjykatësi Jan Maarten Reinking.
Politikani i ekstremit të djathtë e ka ngritur karrierën kryesisht nëpërmjet retorikës kundër myslimanëve. Në vitin 2016 u shpall fajtor për një fyerje dhe nxitje diskriminimi ndaj marokenëve që e kishte kryer në vitin 2014, por nuk mori dënim.
“Partia për Liri”, e themeluar prej tij, këmbëngul që është i pafajshëm dhe gjyqin e ka quajtur të motivuar politikisht, një përpjekje për t’i mbyllur gojën e për të sulmuar të drejtën e fjalës.
Fyerja në fjalë, e ndodhur në vitin 2014, ndodhi kur Wilders i pyeti mbështetësit gjatë një takimi zgjedhor nëse donin më shumë apo më pak marokenë në Holandë. Kjo pyetje bëri që përgjigjja t’i vijë me brohoritjet “Më pak! Më pak”, të cilave ai iu përgjigj me fjalinë “Do ta zgjidhim ne”.
Ky vendim u mor nga gjykata gjashtë muaj para se të mbaheshin zgjedhjet parlamentare në Holandë. Sipas sondazheve, partia e Wilders-it është më e madhja në opozitë.
“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën
“Propozova të shpallej zonë e mbrojtur”,Bino: Nuk jemi kundër investimeve, teli me gjemba na kujtoi kampet
“Kam bërë gabime” Çipa: Berisha e tha hapur, lideri mban peshën e dështimeve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta