Inflacioni në Austri rritet me 11% në tetor

1 Nëntor 2022 | 12:43

Çmimet e konsumit në Austri kanë shënuar rritje në tetor, kryesisht për shkak të çmimeve të larta të energjisë dhe karburantit, njofton Zyra e Statistikave të Austrisë.

Inflacioni i çmimeve të konsumit u rrit me 11% në tetor krahasuar me 10,5% në shtator, shkruan KosovaPress.

“Rritja e çmimeve tani ka prekur pothuajse të gjithë sektorët, përveç ushqimit dhe gastronomisë. Rritje të konsiderueshme të çmimeve tani mund të vërehen edhe në veshjet”, tha drejtori i Përgjithshëm i Statistikave të Austrisë, Tobias Thomas.

Indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit të BE-së u rrit me 11,5% në terma vjetore, në tetor, pas një rritjeje prej 10,9% në muajin e mëparshëm.

Në baza mujore, çmimet e konsumit u rritën me 1% në muajin tetor pas një rritjeje prej 1,6% në muajin e kaluar, njofton ATSH.

Në bazë mujore, indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit u rrit me 1,2% në tetor.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik

Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
14:27 | 04/06/2026

11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë

Njëmbëdhjetë shtete anëtare të BE-së i kanë kërkuar Komisionit Evropian të vendosë kufizime më të rrepta dhe detyruese për vizat Shengen për qytetarët rusë, duke...
14:22 | 04/06/2026