Panele diellore për familjet, 2000 banesa do përfitojnë ngrohje uji me çmim të lirë
2000 familje do të marrin panele diellore me çmim të lirë. Ato do të paguajnë 30% të vlerës së impiantit, ndërsa pjesën tjetër e paguan qeveria.
Familjet që instalojnë në banesa panele diellore për ngrohjen e ujit do të subvencionohen në masën 70 për qind nga shteti. Aplikimet kanë nisur ditën e parë të nëntorit dhe 2000 familjet e para që do të kualifikohen pas aplikimit do të paguajnë 30% të vlerës së impiantit.
Sipas Agjencisë së Eficencës së Energjisë, abonentët familjarë do të subvencionohen nga shteti vetëm për panelet që përdoren për ngrohjen e ujit, dhe jo ato për prodhimin e energjisë që furnizon gjithë rrjetin e banesës. Në faqen zyrtare të saj dërgohen edhe dokumentet përkatëse, ku deri mesditën e së hënës kanë shfaqur interes 40 familje.
Kjo është thirrja e dytë për aplikim, e cila i drejtohet klientëve familjarë të interesuar për marrjen e shërbimit.
Agjencia miraton ose refuzon aplikimin dhe njofton aplikuesin në mënyrë elektronike. Me marrjen e konfirmimit nga Agjencia, klienti familjar duhet të konfirmojë porosinë tek subjekti tregtues brenda 7 ditëve pune duke kryer pagesën në masën 30% të faturës.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta