Shkodra në sytë e blogeres sllovake, Alexandra tregon eksperiencën në Shqipëri
Alexandra Kovaçova është blogere e njohur në Sllovaki, e cila udhëton e vetme në vende të ndryshe të botës.
Në blogun e saj dedikuar vendeve turistike ka mbi 1300 artikuj.
Alexandra ka vizituar më shumë se 60 vende të botës. Dëshira e saj është eksplorimi dhe Shkodra ishte destinacioni i radhës.
“Zgjodha Shkodrën pasi isha në Mal të Zi. Kam dëgjuar për Tiranën dhe jugun e Shqipërisë që shumë blogerë e kanë vizituar. Për momentin jam vendosur në Shkodër dhe po e shijoj shumë. Vërtet ndihem si në shtëpi”, thotë blogerja.
Në Shkodër është përshtatur shumë mirë, por të qenët vegane e ka kushtëzuar pak.
“Pëlqej shumë frutat dhe këtu i gjen të freskëta, natyrën dhe liqenin i adhuroj. Kaloj shumë kohë jashtë në natyrë, pasi nuk më pëlqen të shoqërohem me njerëz. Prej 9 vitesh jam kthyer në vegane dhe kam probleme me ushqimin në restorante, sepse jo të gjithë e ofrojnë, sidomos këtu në Shkodër”, shprehet sllovakja.
Ajo nuk konsumon alkool dhe kafe. Madje, gjatë ditës praktikon joga në natyrë.
“Dua të shijoj natyrën në maksimum, nuk më pëlqejnë ditët e njëjta, kafe, alkool nuk i përdor. Ajo që më mbush gjatë ditës është joga”, thotë ajo.
Si turistë në Shkodër, Alexandra liston të metat e qytetit. Për të potenciali i qytetit është i pashfrytëzuar dhe keqpërdoret.
“Transporti është katastrofë, për turistët orientimi është i pamundur. Më duhet të shkoj në Kosovë për të marrë avionin për në Shkup dhe nuk di me çfarë të shkoj. Një tjetër gjë që më bën përshtypje janë zyrat e informacionit, që në të vërtet nuk bëjnë punën që u takon. Ka dhe abuzime me çmimet, ndryshojnë çdo ditë”, shprehet Alexandra.
Parë në këndvështrimin e turizmit, Shkodra këtë vit priti më shumë turistë të huaj se viti 2021, por ende nuk ka një shifër të saktë për numrin e vizitorëve.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta