Putin bisedë telefonike me Erdogan, kërkon garanci reale nga Kievi për grurin
Presidenti rus, Vladimir Putin i ka thënë udhëheqësit turkm Recep Tayyip Erdogan se ai do garanci reale nga Kievi, përpara se t’i bashkohet sërish marrëveshjes për grurin.
Në një bisedë telefonike, Putin i bëri të ditur Erdoganit se Rusia po kërkon “garanci reale nga Kievi për respektimin e rreptë të Marrëveshjes së Stambollit, veçanërisht për mospërdorimin e korridorit humanitar për qëllime ushtarake”, thuhet në deklaratën e Kremlinit.
Rusia ka akuzuar më herët Ukrainën për abuzim me korridorin e sigurt për transportimin e grurit, për të sulmuar anijet ruse në Krime dhe ka pezulluar pjesëmarrjen e saj në marrëveshje, shkruan The Moscow Times.
Më 29 tetor, Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se Moska po pezullonte pjesëmarrjen e saj në marrëveshjen për grurin “pas sulmit ukrainas me dron mbi anijet e flotës ruse të Detit të Zi, si dhe në anijet civile në Sevastopol”.
Putin i tha Erdoganit se “është e nevojshme të kryhet një hetim i plotë për rrethanat e incidentit” kundër flotës së Detit të Zi.
Ukraina deklaroi se pretendimi i Rusisë ishte një “pretekst i rremë” për t’u tërhequr nga marrëveshja.
LEXONI GJITHASHTU
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës