Johnson: Nëse Putin do përdorë armë bërthamore, do e braktisë edhe Kina

1 Nëntor 2022 | 20:39

Boris Johnson ka folur për luftën në Ukrainë për herë të parë që kur u largua nga zyra e kryeministrit të Britanisë së Madhe.

Në një intervistë për Sky News, Johnson u shpreh se presidenti rus, Vladimir Putin nuk do të përdorte armë taktike bërthamore një konflikt.

“Me atë lëvizje Rusia do të largohej nga shoqëria e shteteve të qytetëruara. Do të ishte një tragjedi e plotë për ta. Ata do të ‘ngriheshin’ ekonomikisht – sipas Jonson.

Johnson është i sigurt se reagimi ndaj përdorimit rus të armëve bërthamore do të jetë i shpejtë, madje do e braktisë edhe aleati i saj, Kina.

“Ai do të humbiste gjithashtu ‘patronazhin’ vendimtar të Kinës. Dhe në Rusi, reagimet me siguri do të ishin histerike”, thotë Johnson.

Johnson theksoi gjithashtu se bota nuk duhet ta detyrojë Kievin të bëjë kompromis, pasi kjo vetëm do ta inkurajonte Putininin të jetë edhe më agresiv.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026