Të hënën takimi i tretë i nivelit politik mes Hotit dhe Vuçiç
Ekipet e ekspertëve nga Kosova dhe Serbia vijojnë në Bruksel bisedimet mbi çështjet e të zhdukurve, të zhvendosurve dhe ato të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve. Të dielën ekspertëve pritet t’iu bashkëngjiten edhe drejtuesit e delegacioneve në nivel teknik, Skënder Hyseni dhe Marko Gjuriç, me t’u kthyer nga takimi i Uashingtonit.
E ndërsa ekspertët do të vijojnë bisedimet në këtë nivel, të hënën pritet që të mbahet edhe takimi i tretë i nivelit të lartë politik, mes Presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe Kryeministrit kosovar Avdullah Hoti, siç është lajmëruar, për temat e minoritetit serb në vend dhe ato të çështjeve financiare dhe të pronësisë.
Brukseli parashikon vijimin e dialogut për normalizimin e mardhënieve mes dy vendeve që aspirojnë anëtarësimin në BE, dialog ky i cili zgjat prej 9 vitesh, dhe që rifilloi në qershor, pas një ndërprerje gati dy vjeçare. Për atë që quhet “marrëveshja e Uashingtonit” nga Brukseli zyrtar është thënë vetëm se mirëpresin çdo aktivitet që do plotësonte në mënyrë pozitive përpjekjet e Dialogut të Brukselit. Ky i fundit sipas BE-së është e vetmja platformë ndërmjetësuese që synon të arrijë një marrëveshje gjithpërfshirëse mes dy palëve, ligjërisht të detyrueshme, dhe që synon mbylljen e të gjitha çështjeve të hapura mes dy vendeve, para anëtarësimit të mundshëm të tyre në të ardhmen në gjirin e BE-së.
Ndërsa dialogu në nivel teknik do të ndërmjetësohet të shtunën dhe të dielën nga Përfaqësuesi i Posaçëm Miroslav Lajçak, të hënën, për takimin e nivelit të lartë pritet të jetë i pranishëm edhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për çështjet e sigurisë dhe politikës së jashtme, njëkohësisht zvPresident i Komisionit Evropian, Joseph Borrell.
Siç është thënë dhe më herët, BE synon të rrisë numrin e takimeve në nivel politik deri në dy takime në muaj, për të bërë përpjekje drejt përparimit në këtë proces i cili zgjat prej gati një dhjetëvjeçari, pa ndonjë arritje për t’u shënuar.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës