Alma Lama: SHBA tha hapur se kërkuan më shumë kohë për targat
Analistja nga Kosova Alma Lama thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës qartësisht i kërkuan qeverisë së Kosovë zgjatjen e afatit kohor për targat me Serbinë, gjë që qeverisë nuk i kushtonte gjë ta pranonte.
Në një intervistë për Euronews Albania, Lama u shpreh se ajo që kërkohet nga SHBA është më shumë hapësirë kohore për të provuar, duke pasur parasysh situatën, luftën në Ukrainë.
Sipas saj nisur nga kjo sitiuatë është e rëndësishme që edhe qeveria e Kosovës të shohë pak më gjerë se interesat ditore.
“Ndoshta vendimi i Kurtit ka një strategji, shpresoj të ketë për të fitua diçka më shumë në lidhje me dialogun po gjërat s’po duken kështu, pasi ka një konfrontim verbal mes qeverisë dhe SHBA, që e tha qartësisht se kërkonte një afat kohor, ndaj qeveria nuk humbte gjë nëse e përmbushte”, tha Lama.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta