“Arapët e Polenës”, tradita pagane që i mbijetoi edhe komunizmit
Karnavalet e Polenës apo siç njihen ndryshe, “Arapët e Polenës“ janë një ritual pagan që i ka mbijetuar kohës.
Në komunizmit ky riti ishte i ndaluar ndërkohë që pas vitit 1991 vet banorët e zonës filluan ta rikthenin këtë traditë të hershme të tyre.
Studiuesja, Jonida Sela, e cila dokumentoi këtë rit pagan shprehet se veçantia e kësaj tradite janë vetë banorët të cilët e kanë ruajtur dhe e kanë trashëguar brez pas brezi.
“Kjo festë është një pasuri e jashtëzakonshme që fshati e ruan dhe e trashëgon brez pas brezi dhe e praktikon çdo vit. Kjo për mua është e jashtëzakonshme si studiuese e riteve”, thotë znj. Sela.
Ndërsa Gjergji Minga, drejtues i aktivitetit të karnavaleve, tregon se arti i tyre nuk ka ngelur vetëm provincial por kanë marrë pjesë në shumë garave evropiane.
“Grupi i karnavaleve të Polenës ka marrë pjesë në festivalet kombëtare dhe ndërkombëtare, si në Rusi dhe Luksemburg”, thotë ai.
Pjesëmarrës në këtë aktivitet nuk kanë qenë vetëm banorët por dhe studiues të tjerë shqiptarë.
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta