Raporti i KShH për vetingun: KPK nuk përdor një standard për kriterin e pasurisë

5 Shtator 2020 | 17:57

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) në një raport mbi ecurinë e procesit të vettingut përgjatë periudhës Nëntor 2019 – Korrik 2020, thekson se, për shkak të specifikave dhe teknikaliteteve të tij, vijon të jetë një proces shumë i rëndësishëm për vendin, por dhe i vështirë dhe me ngarkesë të lartë për institucionet e vettingut.

Në tërësi, KShH vlerëson se pavarësisht sfidave, ngarkesës dhe volumit të lartë të veprimeve procedurale dhe hetimore që shoqërojnë këtë proces, ritmet e procesit të vettingut, duhet të jenë më të larta, veçanërisht në shkallën e parë të vettingut që realizohet nga trupat e KPK-së.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit shton se, në përbërje të KPK-së janë 12 Komisionerë, të cilët shqyrtojnë në trupa të përbërë nga 3 anëtarë, çka mundëson dhe krijimin e trupave që paraelele. Ndërkohë që në përbërje të KPA-së janë 7 gjyqtarë, të cilët shqyrtojnë në trupë gjykimi të përbërë nga 5 anëtarë, çka nuk mundëson shqyrtimin në mënyrë paralele të çështjeve.

Në raport thuhet se, bazuar në përmbajtjen e vendimeve të studiuara sa i takon kriterit të pasurisë, KShH vlerëson se ka nevojë për një unifikim të metodologjisë së ndjekur nga trupat gjykuese të KPK-së, për mënyrën se si realizojnë analizën financiare. Në disa prej rasteve të konfirmimit të subjekteve në detyrë, vendimi nuk pasqyron në mënyrë të plotë, me pasqyrat përkatëse, analizën financiare.

“Edhe në vendimet që paraqesin pasqyrat përmbledhëse respektive pak të detajuara ose të detajuara plotësisht, mungon një rend kronologjik dhe i unifikuar i ndjekur për realizimin e analizës financiare. Mungesa e rendit kronologjik apo edhe e elementëve të caktuar përgjatë analizës financiare (në përmbajtjen e vendimit), e bëjnë të pamundur kuptueshmërinë e kësaj analize nga lexuesi, në mënyrë të pavarur nga analiza e reflektuar nga komisioni”, thuhet në raport.

KShH i referohet konkretisht vendimit për Astrit Kalaja, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Shkodër, ku evidentohet paqartësi në drejtim të metodologjisë që është ndjekur për vlerësimin e kriterit të pasurisë ndaj subjektit. Në vendim thuhet se “Në mënyrë të detajuar sipas viteve janë konsideruar dhe përllogaritur të gjitha të dhënat mbi të ardhurat, shpenzimet, kursimet, detyrimet në bazë të tyre është vlerësuar mjaftueshmëria e burimeve financiare, për çdo vit, për të përballuar investimet, shpenzimet apo kursimet e deklaruara dhe/ose të konstatuara nga komisioni, me të ardhura nga burime të ligjshme, sipas nenit “D” të Aneksit të Kushtetutës.”

Sipas raportit në përmbajtje të vendimit nuk është pasqyruar ndonjë pasqyrë përmbledhëse e analizës, nuk është evidentuar mënyra e llogaritjes së shpenzimeve, kursimeve apo normave të përdorura për llogaritjen e tyre. Gjithashtu, vërehet se edhe llogaritja e shpenzimeve të jetesës në vlerësimin tonë mund të ndiqte një metodologji e unifikuar dhe qartazi të shprehur.

“Në vendim thuhet se “shpenzimet jetike nga data 1.1.2010 deri më 31.3.2010, të përllogaritura në mënyrë proporcionale, sipas metodologjisë standard, kanë rezultuar në vlerën 153.697 lekë (referuar vendimit nr. 2224)” por nuk jepen shpjegime të mëtejshmë çfarë nënkupton metodologjia standard apo te jepet ndonjë indeks i përdorur në llogaritje. Në këto kushte vlerësojmë së vendimi i publikuar nga KPK duhet të ishte më i plotë, më i qartë, i mirëorganizuar dhe i kuptueshëm, duke siguruar në këtë mënyrë, një nivel më të lartë transparencë për publikun”, thotë raporti.

Klikoni këtu për të lexuar raportin e plotë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026