30 shpërthime me tritol gjatë 2022, 3 qytetet më problematike
Dy shpërthime me tritol u regjistruan rreth orës 22 e 30 të mbrëmjes së të martës në Lushnje e më pas në Fushë-Krujë.
Në të dy rastet lënda plasëse u hodh në oborret e banesave por fatmirësisht pa dëme në njerëz.
Gjatë 10 muajve të parë të këtij viti janë shënuar 30 raste të shpërthimeve me eksplozivë, ku në shënjestër kanë qenë banesa, biznese, automjete por edhe jetë njerëzish.
Rasti më i rëndë mbetet vrasja e Aleksandër Sadikaj më 11 qershor, makina e të cilit shpërtheu në lëvizje, ngjarje e cila ka mbetur e pazbardhur.
Vetëm në Tiranë gjatë këtij viti janë shënuar 12 raste të shpërthimeve me tritol, i fundit pak ditë më parë ku një sasi eksplozivi hodhi në erë një dyqan kozmetike.
Fati deshi që nga shpërthimi i fuqishëm të shpëtojnë fatmirësisht një çift kalimtarësh të rastit ndërsa pas Tiranës, qytetet problematike rezultojnë Shkodra dhe Vlora.
Në 4 raste në shënjestër kanë qenë edhe banesat ose automjetet e punonjësve të policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta