Burg për vrasësit, babë e bir ekzekutuan 23 vjeçaren për çështje nderi, mohojnë akuzat
Gjykata e Tiranës la të dielën në burg Faik dhe Shkëlzen Bucin babë e bir, të akuzuar si autorë të krimit makabër të vrasjes së Eglantina Bucit, (e bija e Faikut, motër e Shkëlzenit).
Ata kanë mohuar akuzat gjatë komunikimit të masës së sigurisë, por prokuroria ka arritur të dokumentojë ngjarjen e rëndë falë provave shkencore dhe dëshmisë së mikut të vëllait vrasës, që ka treguar historinë e denjë për skenarët e filmave hollivudian.
Vrasja u zbulua pas riaktivizimit të hetimeve në vitin 2017 ndërsa trupi i Eglantina Bucit ishte gjetur i groposur pas malit të Dajtit në vitin 2012.
Babë e bir kanë mohuar akuzat duke dhënë një version tjetër për ngjarjen.
“Vajza nuk vinte në shtëpi. Ka qenë e larguar nga shtëpia, por edhe me kërkesat që ka bërë vetë zoti Faik, që është person në hetim, vajza nuk vinte në shtëpi dhe ky është problemi. Ai mendon se mund të ketë prostituuar”, tha avokati.
Eglantina Buci në atë kohë 23 vjeçe, është ekzekutuar me një plumb në kokë dhe më pas është groposur. Ajo qe shpallur e zhdukur nga autoritetet.
Shkaqet që çuan babain dhe vëllain e saj të ndërmerrnin aktin e rëndë ka qenë mosdakordësia për vendimin për të bashkëjetuar me të dashurin e saj.
Shkeklzen Buci është arrestuar më herët si vrasës me pagesë për një ngjarje në vitin 2017 në Tiranë ku kundrejt 80 mijë eurove kishte rënë dakord të ekzekutonte një person.
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)