Kryeministri Avdullah Hoti njofton takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s
Pas nënshkrimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë, kryeministri Avdullah Hoti, thekson se do të vijojë sërish takimet e nivelit të lartë në Bruksel.
Me një shënim në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, z. Hoti bën të ditur se të martën do të takojë sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
Kryeministri Hoti shton se shtetit i Kosovës është i bekuar falë miqve në të dyja anët e Atlantikut. .
“Të martën, në selinë e NATO-s në Bruksel, takohem me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, të cilin e falënderoj për gatishmërinë. Kosova është e bekuar me miqtë e saj, në të dy anët e Atlantikut”, shkruan Hoti.
Të premten më 4 shtator, Kosova dhe Serbia nënshkruan marrëveshjet ekonomike nën vëzhgimin e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Ky i fundit i përgëzoi palët, ndërsa nënshkrimin e marrëveshjes e cilësoi si historike.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni