Stuhia tropikale Lisa mund të shndërrohet në një uragan në Amerikën Qendrore

2 Nëntor 2022 | 21:43

Stuhia tropikale Lisa mund të bëhet një uragan kur të arrijë në Amerikën Qendrore. Qendra Kombëtare e Uraganeve të SHBA (NHC) tha se Lisa kishte erëra maksimale të qëndrueshme prej 100 kilometrash në orë dhe po lëvizte drejt perëndimit me 24 kilometra në orë.

Qendra e stuhisë ndodhej rreth 280 kilometra në lindje të ishullit Honduras të Roatan. Lisa parashikohet të forcohet në një uragan deri të mërkurën në mëngjes, kur kalon mbi ose pranë ishujve Bay dhe afrohet në Belize më vonë gjatë ditës, raporton Euronews.

Njerëzit që jetojnë në bregdetin e Belizes po përgatisin shtëpitë e tyre në mënyrë që të përballojnë stuhin.

Sipas mediave të huaja, në dritare janë vendosur dërrasa druri ndërsa rreth ndërtesave janë vendosur thashë me rërë për t’i mbrojtur ato nga përmbytjet e mundshme.

“Ky lloj fenomeni është shumë i rrezikshëm për ne, gjithçka përmbytet shpejt me pak shi. Imagjinoni një uragan dhe erëra me shumë shi” “tha Jazmin Ayusola nga Belize City.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026