“Ky regjim po na përçan”, Bumçi bën përgjegjës Ramën për situatën në seli

2 Nëntor 2022 | 22:15

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Aldo Bumçi ka bërë përgjegjës kryeministrin Edi Rama, për situatën që është krijuar në selinë blu.

I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania tha se qëllimi i regjimit Rama është të copëzojë opozitën.

“Kjo është një histori politike e jashtëzakonshme shumë e rrallë. Është një projekt i turpshëm. Sot Shqipëria ka një opozitë të vërtetë, ka një opozitë që mbush bulevardin. Unë jam pro çdo përpjekje për marrëveshje dhe bashkim. Besoj se një regjim përpiqet të copëtojë opozitën.  Sot ne nuk arritëm një marrëveshje me një pjesë prej tyre por në bashki të mëdha të vendit është arritur marrëveshje për të dalë me kandidat të përbashkët. Si Kurbini janë shumë deputetë të tjerë”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” foli në lidhje me reformën territoriale, ndërsa deklaroi se kryeministri Edi Rama...
22:23 | 23/07/2026

Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, deklaroi se mbështet protestat dhe protestuesit, duke i cilësuar ata si “rininë e...
22:08 | 23/07/2026

Deputetja Luarasi: Reforma territoriale e vitit 2014 solli rezultate konkrete, ja pse duhet një e re

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, e ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, u shpreh se, ndonëse nuk është eksperte e reformës territoriale, të...
21:30 | 23/07/2026