Ballkani zhvillon sot sfidën e fundit në Ligën e Konferencës
Ballkani do ta mbyllë sot aventurën në Evropë, përkatësisht në Ligën e Konferencës me sfidën kundër CFR Cluj.
Kampioni i Kosovës e ka bërë krenar vendin me paraqitje dinjitoze duke u bërë skuadra e parë që arrin deri në këtë fazë të një gare evropiane, raporton KosovaPress.
Skuadra e Ilir Dajës ka katër pikë pas pesë ndeshjeve, duke u renditur e fundit në grupin G dhe rrjedhimisht është pa gjasa për të kaluar në fazën tjetër.
Nga ana tjetër, Cluj do të kërkojë fitore ndaj Ballkani, pasi ajo do ta dërgojë në fazën tjetër të kësaj gare.
Në konferencë për mediat para ndeshjes, trajneri Ilir Daja dhe mbrojtësi Armend Thaqi deklaruan se përkundër faktit se tashmë janë pa gjasa, skuadra do të kërkojë fitore në këtë ndeshje për ta mbyllur këtë aventurë evropiane në mënyrën më të mirë të mundshme.
Ndeshja do të zhvillohet në orën 18:45 në stadiumin “Constantin Rădulescu”.
LEXONI GJITHASHTU:
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut