Detaje nga dhunimi i nënës së heroit në Pejë, familjarët paguanin 650 euro në muaj
Një e moshuar dyshohet se dhunohej prej kohësh nga punonjëset e një qendre azili pleqsh në qytetin e Pejës në Kosovë, por rasti i rëndë u bë publik vetëm pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale.
Në video shfaqet njëra prej punonjëseve që godet me shpulla të moshuarën, ndërsa koleget e saj qeshin në sfond.
E moshuara është e ëma e Taulant Nurës, i rënë në luftën për çlirimin e Kosovës. Të afërmit e viktimës e kanë nxjerrë menjëherë nga azili privat, ku siç deklaruan paguanin 650 euro. Ata thanë se ajo nuk kishte treguar dhunën pasi vuante nga alzhaimeri.
Policia e Kosovës ka arrestuar infermieren që shfaqet në video dhe një person tjetër.
Pronari i azilit deklaroi se nuk ishte në dijeni të dhunës dhe se për rastin në fjalë ndjente vetëm mllef.
Politikanë e figura publike reaguan gjithashtu. Presidentja Vjosa Osmani e cilësoi të papranueshme dhunën dhe kërkoi vënien para përgjegjësisë të personave përgjegjës.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West