Çfarë pritet të ndodhë sot në takimin Kosovë-Serbi?
Do të mbahet sot në Bruksel raundi i ri i dialogut në nivelin më të lartë politik mes Kosovës dhe Serbisë
Pak para orës 10:00 të ditës së sotme pritet ardhja e kryeministrit kosovar, Avdullah Hoti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiç në takimin e tretë të nivelit të lartë që prej rinisjes së këtij dialogu. Grupet e ekspertëve janë mbledhur për të diskutuar për tri çështje kryesore: të zhdukurit gjatë luftës; të zhvendosurit pas saj; çështjet ekonomike.
“Palët kanë përafruar qëndrimet për këto tri tema për të cilat është diskutuar më shumë edhe gjatë takimeve që janë bërë në Bruksel këto kohët e fundit, ndërkohë që sot pritet gjithashtu edhe hapja nga fillimi e temës së bashkësisë së komunave serbe në Kosovë dhe ajo e mënyrës për të gjetur një zgjidhje për pretendimet e çështjeve financiare dhe të pronave”, – tha korrespondenti i Euronews Albania në Bruksel, Ernest Bunguri.
Informacionet rreth këtij dialogu nuk janë të shumta, sepse të vetmet deklarata jepen nga koordinatorët e bisedimeve apo nga vetë Hoti e Vuçiç.
Ndërkaq Peter Stano, zëdhënësi që merret me çështjet e sigurisë dhe të politikës së jashtme ka thënë për gazetarin Ernest Bunguri se nëse do të ketë një dakordësim për tri pikat e sipërpërmendura dhe për ato që është diskutuar më së shumti, mund të arrihet në një marrëveshje.
I pyetur nëse prania e Palmer lidhet me përfshirjen e SHBA në këtë marrëveshje, Bunguri u shpreh se SHBA dhe BE janë partnerë në këtë dialog, kështu që prania e tij ka ndihmuar duke qenë se po merren në konsideratë të gjitha pikat e mundshme që sjellin vijueshmërinë dhe zhvillimin e këtij dialogu.
“Pa u arritur një marrëveshje, anëtarësimi i këtyre dy shteteve në BE do të jetë i pamundur”, – thekson gazetari.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës