Dialogu Kosovë-Serbi, Hoti e Vuçiç konfirmojnë si prioritet integrimin në BE dhe vazhdimin e bisedimeve

7 Shtator 2020 | 08:53

Integrimi drejt Bashkimit Evropian mbetet prioritet kryesor për Kosovën dhe Serbinë, ndërkohë që marrëveshja e nënshkruar në Uashington më 4 shtator duket se do të japë kontribut në arritjen e marrëveshjes finale.

Kjo gjë u bë me dije përmes një deklarate të përbashkët të njoftuar nga komisioneri përgjegjës për Sigurinë dhe Politikën e Jashtme të BE-së, Josep Borrell përpara takimit të tretë në Bruksel me përfaqësues të lartë mes Prishtinës dhe Beogradit.

Në deklaratën e përbashkët thuhet se udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë, Avdullah Hoti dhe Aleksandar Vuçiç, kanë ritheksuar objektivin kryesor të anëtarësimit drejt BE-së.

“Ky është takimi i tretë i nivelit të lartë për dialogun Beograd-Prishtinë dhe i dyti përballë që pas rifillimit të dialogut në korrik. Negociatat do të vijojnë çështjet e diskutuara në takimin e fundit: personat e zhdukur dhe personat e zhvendosur si edhe bashkëpunimin ekonomik. Në Bruksel janë mbajtur katër takime, përfshire një dje dhe një të shtunën. Këto bisedime nuk janë gjithmonë të lehta. Prandaj jam i lumtur të shikoj angazhim dhe respekt nga të dy palët,” – u shpreh në deklaratë përpara takimit Borrell, i cili tha se mirëpriste gjithashtu edhe konfirmimin e përbashkët të palëve mbi pikat e mësipërme, përpara takimit të sotëm.

“Në një deklaratë të përbashkët ata kanë vënë në dukje se një ndër prioritete kryesore është integrimi në BE dhe vazhdimi i dialogut, ndërmjetësuar nga BE. Ata gjithashtu kanë shprehur se do t’i dyfishojnë përpjekjet për të siguruar lidhje më të forta me BE-në përputhje me detyrimet e tyre përkatëse. Natyrisht, pozicionet e tyre dallojnë, por ata kanë ardhur këtu për të gjetur pika të përbashkëta dhe për të punuar përpara në arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht obliguese për normalizim marrëdhëniesh duke u përballur me të gjitha çështjet e diskutueshme,” – tha më tej Borrell.

Në deklaratën e përbashkët është vlerësuar gjithashtu edhe marrëveshja e arritur në Uashington.

“Dokumenti i dakordësuar së fundmi në Uashington, i ndërtuar mbi përkushtimin e mëparshëm të lidhur me dialogun ndërmarrë ky nga të dyja palët, mund të sjellë kontribut të dobishëm në arritjen e një dakordësie ligjërisht detyruese dhe gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve,” – u tha në një deklaratë për shtyp të mëhershme në web-faqen zyrtare të BE-së.

Borrell ndërkohë tregoi se gjatë ditës së sotme palët do të flasin për “marrëveshjet e komuniteteve pakicë dhe zgjidhjen e kërkesave të ndërsjella mbi resurset ekonomike”.

“Të dy çështjet janë shumë delikate dhe të rëndësishme për marrëdhënien e ardhshme mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe për jetën e përditshme të qytetarëve të të dy vendeve. Si gjithmonë, ju do të informoheni mbi rezultatet e dialogut të sotshëm nga Emisari Special i BE-së, Miroslav Lajçak,” – përfundoi Borrell.

 

Lexoni gjithashtu:

Çfarë pritet të ndodhë sot në takimin Kosovë-Serbi?

Gazetari Enver Robelli: Marrëveshja e Uashingtonit ‘show elektoral’ i Trumpit

Mimoza Kusari Lila: S’mund të ketë marrëveshje Kosovë-Serbi nëse nuk dallohet kush ishte agresori dhe kush viktima

​Hoti: SHBA dhe BE janë të koordinuara për marrëveshjen finale Kosovë-Serbi

Kosova shteti i parë me shumicë myslimane që do të hapë ambasadë në Jerusalem

Turqia kundërshton hapjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026