Flet nga komisariati aktorja që u kërcënua për publikimin e videos të së moshuarës
Aktorja Kaltrina Zeneli është shprehur se është kërcënuar pasi publikoi videon e dhunimit të së moshuarës nga infermierja Aurona Pelaj, në shtëpinë e të moshuarve në Pejë.
Në një lidhje të drejtpërdrejt për Euronews Albania, Zeneli theksoi se ndodhet aktualisht në komisariat, ndërkohë nuk dha detaje të tjera lidhur me kërcënimet që ka marrë.
“Ndodhem në stacionin policor për shkak të kërcënimeve që më janë bërë kohët e fundit. Më kanë kërcënuar për shkak të videos që kam publikuar”- tha ai.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Qendrën për të Moshuar “Orenda” në Pejë, ndërsa video e filmuar u përhap menjeherë në mediat sociale.
I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i autoriteteve të cilët kanë bërë të mundur dhe arrestimin e infermieres, Aurona Pelaj si edhe vajzës që e filmonte.
Të dyja këto të fundit së bashku me dy të tjera janë pezulluar dhe nga puna.
E moshuara e dhunuar është nëna e dëshmorit Taulant Nuraj i cili ka humbur jetën në moshën 17-vjeçare në luftën kundër Serbisë. Në pamjet e publikuara shihet se Pelaj dhunon të moshuarën me shpulla ndërsa në një moment i vendos dhe këmbën në bark.
Veprimi i të resë ndaj të moshuarës ka marrë reagime të shumta në opinionin publik në Shqipëri dhe në Kosovë.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta