Kuvendi nis sesionin e ri, Gramoz Ruçi u drejtohet deputetëve me mesazhe të qarta

7 Shtator 2020 | 15:38

Kuvendi i Shqipërisë ka nisur këtë të hënë punimet e sesionit të shtatë të legjislaturës së nëntë, që mund të konsiderohet si edhe sesioni që do të kërkojë konsensusin partiak për stabilitetin politik të vendit.

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi e nisi fjalën para deputetëve duke përshëndetur firmosjen e marrëveshjes për normalizimin ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë. Sipas tij, ky nënshkrim i hap rrugë qëllimit final, që është njohja e ndërsjellë mes dy shteteve.

“Më lejoni që në hapje të sesionit të përshëndes marrëveshjen ekonomike midis Kosovës dhe Serbisë të firmosur në prezencën të presidentit të SHBA, Donald Trump. Kjo marrëveshje i hap rrugë  marrëveshjes përfundimtare dhe njohjes së ndërsjellë. Natyrisht, marrëveshja e 4 shtatorit nuk është gjithçka që do donim ne shqiptarët, por të paktën për momenti procesi është po aq i rëndësishëm sa edhe produktet e kësaj marrëveshje”, tha ai.

Zoti Ruçi tha se hyrja e flamurit të Republikës së Kosovës në Shtëpinë e Bardhë dhe hapja e dosjes në tryezën e presidentit Trump jep garanci absolute se procesi i njohjes së Kosovës nuk ka kthim pas.

“Hyrja e flamurit të Republikës së Kosovës në shtëpinë e Bardhë dhe hapja e dosjes në tryezën e punës së presidentit të SHBA, është një garanci se procesi është pa kthim pas. Le të kontribuojmë të gjithë që ajo dosje të mos hiqet nga ajo tryezë e Donald Trump pa u zgjidhur njohja e Kosovës” shtoi Ruçi.  

Ai u ndal edhe tek procesi integrues i Shqipërisë, ndërsa tha se vendimi i Këshillit Europian për t’i dhënë dritën jeshile këtij procesi është sukses për Shqipërinë dhe për të gjithë rajonin.

“Më 25 mars, siç e dimë të gjithë, Këshilli i Ministrave vendosi çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Vendim ky, i cili u miratua nga Këshilli Europian më 26 mars 2020.  Ky ishte një sukses i merituar për Shqipërinë, por edhe për rajonin. Me progresin e rajonit drejt Bashkimit Europian do të vijë momenti kur termat Evropa Juglindore apo Ballkanit Perëndimor, do të çlirohen nga përmbajtja politike dhe kufijtë politikë të Europës do të përafrohen me kufijtë gjeografikë të saj”, tha ai.  

Kryeparlamentari teksa vlerësoi punën e bërë gjatë sesionit të kaluar, zgjodhi t’u bëjë thirrje institucioneve të drejtësisë që të përshpejtojnë punë dhe të bëjnë sa më parë funksionale Gjykatën Kushtetuese.

“Pas takimit me Presidenti e Republikës në 30 qershor, i kërkova KED, nëpërmjet një letre që të përshpejtojë procedurat për verifikimin e kandidaturave për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, që ajo të jetë funksionale”, tha ai.

Lexoni gjithashtu: 

Sesioni i ri politik dhe sfida Covid-19, tetë konsensuset që kërkohen deri në dhjetor

Pas një muaji pushim, rinis sot punën parlamenti

Presidenti dekreton datën, zgjedhjet parlamentare mbahen më 25 prill

Data e zgjedhjeve, Presidenti Ilir Meta takon kryetarët e partive politike

Sfidat përpara zgjedhjeve, KQZ ende pa anëtarë, Kuvendi duhet të rishkruajë ligjet

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026