Brexit, procesi i shkëputjes sjell shqetësime të reja për BE dhe Britaninë

7 Shtator 2020 | 15:45

Kryenegociatori i BE-së për Brexit, Michel Barnier deklaroi se negociatat mbi marrëdhëniet e ardhshme mes Unionit dhe Mbretërisë së Bashkuar janë të vështira, por refuzoi të komentonte zërat se Britania po përgatit një legjislacion për të tejkaluar disa pjesë të marrëveshjes së divorcit.

“Çfarë mund të them? Mund të them se mbetem i shqetësuar. Nuk kemi arritur ende në raundin e fundit që fillon këtë javë dhe kemi raunde të tjera në shtator dhe tetor. Isha në Londër sërish javën e kaluar dhe mund të them se këto janë negociata të vështira, sepse pala britanike do të sigurojë më të mirën”, tha Michel Barnier, kryenegociatori i BE për Brexit.

Në atë që mund të shënojë pikën e kthesës në sagën 4-vjecare të Brexit, “Financial Times” raportoi se Britania mund të hedhë poshtë pjesën dërrmuese të marrëveshjes së tërheqjes së arritur vitin e kaluar, nëse blloku nuk bie dakord për një marrëveshje për tregtinë e lirë brenda 15 tetorit.

Paralelisht, ministri britanik Matt Hancock ka deklaruar po të hënën se Londra do të jetë në gjendje të lëvizë përpara edhe nëse nuk arrihet një marrëveshje për Brexit.

“Po, është e mundur sepse ne e kemi një akord. Çështja është a do të mund të arrijmë një marrëveshje afatgjatë për tregtinë, për të cilën jam optimist”, tha Matt Hancock, ministri i Shëndetësisë, Britani.

Qeveria e kryeministrit Boris Johnson raportohet se po planifikon një legjislacion të ri për të anashkaluar pjesë të marrëveshjes së tërheqjes së nënshkruar në janar, duke vënë në rrezik të gjithë traktatin dhe duke krijuar përplasje në Irlandën e Veriut.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026