Entela Alushi, profili i mësueses që nxënësit e quajtën “Bleta Punëtore”

7 Shtator 2020 | 17:03

Entela Alushi është mësuese në shkollën 9-vjeçarë Jeronim de Rada” në Tiranë. Puna prej shumë vitesh si arsimtare, nuk ja ka zbehur buzëqeshjen dhe pasionin për mësuesinë. Përkundrazi, tek Entela, duket sikur me kalimin e viteve, ato janë përforcuar.  

Rikthimi në shkollë këtë vit për të duket si viti “0”. Ajo merr klasë të parë dhe shkolla ku jep mësim pas shumë vitesh është rikonstruktuar. Sfidat në arsim sot janë të shumta, por ajo e vë theksin tek nevojat e mësuesve për trajnime në lidhje me kurrikulën e re si dhe vendosjen e nxënësit në qendër të saj.      

“Ajo që unë sot do vë theksin është të nxënit me kompetenca. Sot vërtetë është  futur kurrikula e re, por ka shume problematika që ndeshim çdo ditë, mësuesit duhet të shfaqin problematikat që kanë dhe të jepet mundësia për trajnimin e tyre.  Në këtë mënyrë mësuesi duhet të jetë i aftë për kurrikulën e re, e cila ka në qendër nxënësin dhe jo mësuesin. Sot nuk është më koha e riprodhimit , pra nxënësi nuk është më riprodhues, nuk i vihet theksi njohurisë po i vihet theksi aftësisë dhe qëndrimeve të nxënësit ndaj kësaj njohurie. Një sfidë personale për mua këtë vit ka qenë dhe shkolla e drejtorëve”, shprehet Entela.

Gjatë periudhës së pandemisë mësuese Entela u bë një ndër figurat më të dashura të ekranit të Radio Televizionin Shqiptar, duke përcjellë mësim prej aty.

“Kur u njoftova që do jepja mësim në televizion sigurisht që ishte një sfidë e madhe, ishte diçka që se kisha bërë asnjëherë kaloi shumë mirë dhe unë zbulova dashurinë ndaj kameras”, tregon mësuesja.

Me bujarinë dhe mikpritjen prej tiranseje mësuese Entela na ftoi për një ëmbëlsirë në shtëpinë e saj. Ajo tregon se burrat shqiptarë i duan gratë mësuese, pasi ato kanë më shumë kohë për familjen.

“Po të flas për bashkëshortin tim është shumë i kënaqur me këtë gjë. Dhe nëna ime ka qenë mësuese e arsimit fillor, pra ka qenë një prioritet. Burrat shqiptar i duan mësueset, se janë më pranë familjes, më pranë fëmijëve”, shprehet ajo.

Kam dy fëmijë, vajza studion matematikë në Gjermani, edhe djali është maturant. Ata që do ta ndjekin intervistën do mendojnë pse mësuesja i ka dërguar fëmijët jashtë për studime?

“Ne kemi një lidhje të hershme dhe im shoq ka studiuar atje. Ka ardhur natyrshëm. Për një gjë më të mirë, ne jemi një vend që ka shumë për të bërë dhe në drejtim të arsimit, ne mendojmë që shkollimi atje do ishte më i mirë, por shpresojmë që të vijnë të kontribuojnë në vendin e tyre. Unë me tim shoq jemi rikthyer atëherë kur të gjithë donin të iknin, në 97 dhe gjithmonë menduam që do bënim diçka për vendin tonë dhe këtë jemi munduar ta bëjmë. Këtë model ju a kemi dhënë dhe fëmijëve”, thotë Entela.

Në shtëpi ruan disa nga dhuratat më të veçanta nga nxënësit. Nëse e pyet për një kujtim të bukur në vite thotë:

“Momente të bukura ka plot, kur mbaroi klasa e 5 një prej nxënëseve më sjellë një dhuratë që më ka lënë një mbresë të paparë, më sjell një bletë të punuar me dorë dhe më thotë: Bleta është një ndër insektet më të rëndësishme në planetin tokë, ashtu siç keni qenë ju këto 5 vite për klasën tonë. Punëtore dhe e palodhur. Faleminderit shumë për këto 5 vite, do na mungosh shumë. Nxënësja jote, Natali.” Dhe unë mendoj, mësuesi për këto momente jeton, sepse ka momente shumë të vështira, por kur vijnë të tilla momente t`i i harron të gjitha vështirësitë dhe ndihesh vërtetë mirë”, tregon mësuesja.  

Në këtë prag rikthimi në shkollë, teksa gjithë bota po përballet me pandeminë e shkaktuar nga covid-19, mesazhi i mësueses për nxënësit shkon së pari tek mbrojtja e shëndetit të tyre.

“Zbatoni protokollet, mësimi është i rëndësishëm, por shëndeti është i pari”, shprehet mësuesja.      

Me portretin e saj të ëmbël dhe me buzëqeshjen e saj mësuese Entela na kujton edhe njëherë vargjet e poetit të madh Ismail Kadare: Ato, të urtat gjer në dhembje, të thjeshtat gjer në madhështi.  

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021