3 vite, 1.5 ton kokainë e sekuestruar në portin e Durrësit

4 Nëntor 2022 | 11:55

Një sasi prej 33.5 kg kokainë është sekuestruar pasditen e së enjtes në Portin e Durrësit. Lënda narkotike u zbulua në një kontejner me banane që kishte ardhur nga Ekuadori, për llogari të një firme në Tiranë.

Vetëm në 3 vitet e fundit, nga të dhënat zyrtare, janë transportuar 1.5 ton kokainë në portin e Durrësit.

Korrespondentja e Euronews Albania atje, Kloida Gjuzi tha se pas disa rastesh kur është gjetur drogë në kontenierët e bananeve, policia tashmë ka shpallur në kërkim presidentin e kompanisë.

“Ndoshta kjo do të thotë që do të ketë edhe masa të tjera që do të ndërmerren, por gjithmonë në vijim të hetimeve, pasi në këtë pikë të hetimeve kemi vetëm shpalljen në kërkim të këtij shtetasi dhe arrestimin e tre personave. Nuk është bërë ende e ditur nëse kompania do të pezullohet, sekuestrohet apo detaje të tjera që pritet të japë prokuroria,” – u shpreh Gjuzi.

Në vijim të operacionit janë shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme hetimore dhe procedurale, 8 persona, pjesëtarë të firmës që priste ngarkesën me banane dhe punonjës të skanerit në Portin e Durrësit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026