Lajçak takon sot Vuçiçin në Beograd
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, sot pritet të takohet në Beograd me përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.
Sipas Presidencës së Serbisë, takimi pritet të fillojë në ora 18:30, por në njoftimin e 4 nëntorit nuk janë përmendur temat e diskutimit, e as nuk është paralajmëruar ndonjë adresim për media pas takimit.
Pas samitit të Procesit të Berlinit që u mbajt më 3 nëntor, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, u tha gazetarëve se ka pasur një bisedë të ndarë me shefin e diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, dhe me të dërguarin për dialogun, Mirosllav Lajçak, me të cilët, siç tha ajo, ka folur për çështjen e riregjistrimit të makinave në Kosovë që kanë targa të lëshuara nga Serbia.
Qeveria e Kosovës, më 1 nëntor, ka filluar zbatimin e planit për riregjistrimin e veturave me targa që përmbajnë akronimet e qyteteve të Kosovës, të lëshuara nga autoritetet e Serbisë. Bëhet fjalë kryesisht për targa KM që janë të paligjshme për Kosovën, por që deri më tani janë toleruar vetëm në komunat në veri, ku jeton popullata shumicë serbe – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut