I hiqet licenca qendrës sociale ku u dhunua e moshuara në Pejë

4 Nëntor 2022 | 16:10

Pas pamjeve të rënda që qarkulluan në rrjetet sociale, ku disa punonjëse dhunonin një të moshuar në qendrën sociale “Orenda” në Pejë të Kosovës, është marrë vendimi për heqjen e licencës së këtij subjekti.

Sipas vendimit të Komisionit Licencues, subjekti në fjalë është i obliguar që brenda një afati 24 orësh t’i njoftojë familjarët e rezidentëve lidhur me vendimin, kurse deri më datë 7 nëntor duhet të dorëzojë licencën dhe të mbyllë aktivitetin e ofrimit të shërbimeve sociale.

Ngjarja e rëndë ndodhi disa ditë më parë, ku në pamjet e publikuara, shihej se si disa punonjëse kanë sulmuar fizikisht një grua të moshuar, ndërsa njëra prej tyre e ka qëlluar me shpulla e shqelma.

Për pasojë është bërë arrestimi i vajzës që ka dhunuar të moshuarën si edhe vajzën që ka bërë videon.

Deri më tani katër infermiere të këtij subjekti janë pezulluar nga puna, përfshirë dhe atë që ka ushtruar dhunë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026