‘Mund të rikthehem së shpejti’, Donald Trump: Në 2020-n më vodhën votat

4 Nëntor 2022 | 16:28

Donald Trump ka bërë një nga aludimet më të forta deri tani, se mund të garojë sërish për Shtëpinë e Bardhë.

Ish-presidenti amerikan i tha një turme të mbledhur në Ajoua se ka shumë gjasa që ai të kandidojë sërish në 2024-n.

Trump foli në të parin e katër mitingjeve që ka në plan në 5 ditë, teksa po bën fushatë për kandidatët republikanë për zgjedhjet e mesmandatit që mbahen javën e ardhshme.

Edhe presidenti amerikan Joe Biden po udhëton gjithashtu në mbarë vendin në prag të votimit, që do të vendosë balancën e pushtetit në Kongresin amerikan dhe në qeverisjet shtetërore.

Në fjalimin e tij, Trump përsëriti pretendimet e pabaza të tij se humbi në 2020-n për shkak të manipulimit të procesit zgjedhor.

“Unë kandidova dy herë dhe fitova dy herë. Herën e dytë më shumë se të parën, duke siguruar në 2020-n miliona vota më shumë se në 2016-n”, deklaroi Trump.

Duke pretenduar se ka marrë më shumë vota se çdo president në historinë e Shteteve të Bashkuara, ai shtoi:

“Për ta bërë vendin tonë të suksesshëm, të sigurt dhe të lavdishëm, unë me shumë mundësi do të kandidoj sërish, shumë shpejt. Bëhuni gati”, i tha ai turmës që gëzonte.

Trump vërtet siguroi më shumë vota në histori si një president në detyrë në 2020-n, por sërish humbi përballë sfiduesit të tij Joe BIden, 81 me 72 milionë vota.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026