Demhasaj: Vendosja e ambasadës së Kosovës në Jerusalem do pengojë njohjen nga shtete islamike

8 Shtator 2020 | 06:11

Arton Demhasaj, drejtor ekzekutiv i organizatës “Çohu” tha për Euronews Albania se njohja e Kosovës nga Izraeli është një moment i rëndësishëm pasi kemi të bëjmë një shtet të fuqishëm, por vendosja e ambasadës së Kosovës së Jerusalem mund të ndikojë në prishjen e marrëdhënieve me disa shtete islamike dhe mund ta pengojnë njohjen nga vendet që lidhen me Konferencën Islamike.

Sipas tij, edhe më të vështirë do ta ketë Serbia e cila është më afër procesit të integrimit në BE.

“Serbia duhet ta ketë shumë më vështirë, pasi është më afër procesit të integrimit në BE dhe zhvendosja e ambasadës nga Tel Aviv në Jerusalem, pasi BE është e vendosur që Jerusalemi të mos njoh si kryeqytet Jerusalemin çka mund ta bëjë më të vështirtë për Serbinë”, tha Demhasaj.

Drejtori i organizatës “Çohu” tha se Bashkimi Evropian duhet të mësojë nga Uashingtoni, edhe pse kohët e fundit po vihet re një angazhim më i madh nga ana e Brukselit për arritjen e një marrëveshjeje finale Kosovë-Serbi.

“Mendoj se gjatë presidencën së BE të drejtuar nga Gjermania do të ndodhë liberalizimi dhe deri në fund të vitit mund të kemi një marrëveshje finale Kosovë-Serbi”, tha ai.

I pyetur lidhur me marrëveshjen e Uashington, z. Demhasa tha se kundërshtitë ndaj saj vijnë për shkak të skenës politike tejet të polarizuar në Kosovë.

Sipas tij, marrëveshja kishte pika në favor të Kosovës dhe të tjera në dëm të saj.

“Më negativet që do t’i veçoja është liqeni i Ujmani, pasi në këtë pikë Kosova zotohet se do të bëjë ndarjen e fitimeve me Serbinë. Çështja tjetër është ajo e moratoriumit; Kosova ka nevojë të shkojë drejt organizatave të rëndësishme ndërkombëtare, por pranoi të nënshkruajnë një vit pushim.

Pika që flet për pronat dhe zonat e mbrojtura ortodokse serbe, ato që gjenden në Kosovë janë të Kosovës, nuk janë serbe”, u shpreh Demhasaj.

 

Lexoni githashtu:

Veton Surroi në Ilva Now: Marrëveshja Kosovë-Serbi në Uashington ishte e varfër dhe jo historike

Vuçiç për Euronews Albania: Ambasada në Jerusalem, mbrojmë interesat e Serbisë. Përparime dialogu me Kosovën

Marrëveshja e Uashingtonit, Milo: Nuk është historike, por fillim i mbarë për negocimin e njohjes së Kosovës

Pikat kryesore të marrëveshjes Kosovë-Serbi, përfshijnë aspekte ekonomike dhe kufizime ndërkufitare

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026