Biznesi i shërbimit në Korçë i prekur nga pandemia, kërkojnë rikthimin në ambientet e brendshme
Sipas një studimi të Bankës Botërore, 61 për qind e bizneseve në Shqipëri, rezultuan jofitimprurëse dhe pas lehtësimit të masave anti-COVID. Efektet e krizës së shkaktuar nga pandemia po ndihen dhe në bizneset e qytetit të Korçës.
Një ndër problemet kryesore të këtyre bizneseve është se shumica e shërbimit është ndërtuar për mjedise të brendshme, ndërkohë që ende vazhdon të jetë në fuqi akti normativ për ndalimin e shërbimit në mjedise të mbyllura.
“Restoranti që mund të shihni pas meje ka vetëm tre tavolina jashtë ndërkohë që 90 për qind e shërbimit tjetër kryhet brenda, nëse do të vijojë të vazhdojë të jetë në fuqi akti normativ, ky restorant do të ndalojë së funksionuari”, – tregoi nga Korça korrespondenti i Euronews Albania, Xhensil Shkëmbi.
Elona Taçe, pronare e një biznesi hotelier në Korçë tregon se ende puna nuk është normalizuar, teksa si një ndër shkaqet sheh dhe mungesën e festave të përvitshme që sillnin me mijëra turistë në qytetin juglindor.
“Korça ka një sërë aktivitetesh dhe festash që janë një atraksion për turistët. këtë vit nuk patoi asnjë festë dhe kjo ndikoi në këtë situatë”, shprehet ajo.
Situatë paraqitet e vështirë edhe në lokalet, baret e restorantet e qytetit të cilat kanë një punë minimale, krahasimisht me një vit më parë.
Menaxheri i një prej lokaleve në qytet tregon se në rast se instancat nuk do të lejojë izolimin e jashtëm për ngrohje, biznesi ku ai punon do duhet të mbyllet.
“Kur të vijë dimri do të jetë e vështire sepse nuk na lejohet të mbyllim pjesën e jashtme, nëse nuk na lejohet të punojmë brenda do të mbyllemi”, thotë Renato Tahip, menaxher lokali.
Përfaqësuesit e biznesit sugjerojnë tolerim për bizneset që punojnë në ambiente të brendshme dhe rregulla të reja nga Ministria e Shëndetësisë.
“Duhet toleruar pak edhe kjo pjesa e punës në ambientet e brendshme, sidomos qyteti ynë që është i ftohtë, ndoshta duhen rregulla të reja”, u shpreh Mimoza Kame, përfaqësuese e BID Korça.
Nëse protokollet anti-COVID nuk ndryshojnë, një numër i konsiderueshëm biznesesh në Korçë e kanë të pamundur të operojnë gjatë dimrit dhe do të detyrohen të mbyllin aktivitetin.
Lexoni gjithashtu:
Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta